Haxhiu kërkon rishqyrtimin e vendimin të Speciales për Thaçin: Mos i shkelni të drejtat e tij

Haxhiu kërkon rishqyrtimin e vendimin të Speciales për Thaçin: Mos i shkelni të drejtat e tij

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar sot letër Gjykatës Speciale, duke i kërkuar sqarime rreth refuzimit të kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Në letrën e dërguar drejt kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, Haxhiu ka kërkuar që kërkesa e Thaçit të rishqyrtohet.

“Mendojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në bazë të rrethanave duhet rishqyrtuar. Ju kërkoj të më tregoni shqetësimet e mia dhe të ndërmerrni masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e z. Thaçi”, thuhet në letër.

Ministrja reagoi edhe mbrëmë në një postim në Facebook, duke shkruar:

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”.

Related Articles