Ish-ambasadori holandez kritikon ashpër Specialen që s’e lejoi Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Ish-ambasadori holandez kritikon ashpër Specialen që s’e lejoi Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Speciale që e refuzuan kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tij ky vendim është “çnjerëzor”.

Bosch e kritikoi Specialen dhe tha se ky vendim shkel të drejtat themelore njerëzore dhe përbuz vlerat universale të njerëzisë dhe drejtësisë.

“Gjykata Speciale sërish tregoi se nuk është serioze. Çfarë vendimi çnjerëzor. Turp përsëri për ta”, tha ai mes tjerash. / Gazeta Enigma.

Related Articles