Policia e Kosovës ka njoftuar se po i heton dy raste të vdekjes që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.
Një nga rastet është identifikuar në Gjakovë. Aty një grua është gjetur pa shenja jete, e vdekja e saj është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
Ndërsa, në Viti është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë një person.
Ekipet policore dhe emergjenca kanë dalë në vendngjarje, e mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
Sikurse në rastin paraprak edhe këtu trupi është dërguar në obduksion. / Gazeta Enigma.