Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rëndë dakord për armëpushim në luftën në Ukrainë.
Leavitt tha se Trumpi e Putini folën në telefon për nevojën për paqe, teksa të dy theksuan nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqen. Udhëheqësit ranë dakord se lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim energjetik dhe infrastrukturor, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme”, shkroi Leavitt.