Mëngjesin e së hënës ndodhi një grabitje e armatosur në Veternik të Prishtinës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona u plagosën.
IndeksOnline ka mësuar se njëri prej të plagosurve është pjesëtari i sigurimit, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po transportonte para. Ndërsa, personi tjetër i plagosur është një nga grabitësit, 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
Çaste më vonë, policia gjeti veturën e djegur të grabitësve, në Hajvali.
Ndërkohë, mbrëmë Prokuroria konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar për rastin.
“Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, kanë ndaluar një person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njoftoi Prokuroria.