Mosmarrëveshjet që patën katër persona duket se nuk arritën t’i zgjidhnin me fjalë.
Andaj të njëjtit në Vushtrri janë përleshur me njëri-tjetrin.
Madje siç njofton policia, njëri nga të dyshuarit edhe ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma, një karikatorë me dy fishekë dhe një gëzhojë e të njëjtës armë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma