Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, sot do të vizitojë Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Presidentja Vjosa Osmani do takohet me të, teksa ende nuk dihet nëse do takohet edhe me krerët e tjerë.
Takimi do të nisë në ora 13:00, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes. Mediat duhet të jenë prezente në Presidencë, në ora 12:30″, njofton presidenca. / Gazeta Enigma.