Të shtëna me armë zjarri në Dollc të Klinës, arrestohen dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Dollc të Klinës, arrestohen dy persona

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur këtë të diel në fshatin Dollc të Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka deklaruar se pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave.

Tutje ai ka theksuar se gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit AK 47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”, deklaroi Nikçi. /Gazeta Enigma/

Related Articles