Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës i cili po qëndron në Hagë, Jakup Krasniqi, është vizituar sot nga djali i tij, Altin Krasniqi.
I biri i Krasniqit, me vete kishte sjellë edhe vajzën e tij, për në vizitë tek gjyshi.
Lajmin e ka bërë të ditur i biri i ish-kryeparlamentarit nëpërmjet një fotografie në Facebook.
“Unë dhe Toska, vizituam gjyshin, i cili na mungon shumë dhe e duam pafund”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Enigma