Kosovën sot e njohu zyrtarisht edhe Kenia.
Kjo njohje erdhi pas asaj të Izraelit, e cila kishte ndodhur qysh para katër vitesh, në vitin 2021.
Lajmin për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shteti afrikan, e dha ish-presidenti Behgjet Pacolli.
Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan”, tha ajo.
“Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke”, u shpreh tutje Gërvalla.
Kryediplomatja kosovare theksoi se mezi pret ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme. /Gazeta Enigma