Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj urimit të Ambasadës së Britanisë për njojken nga Kenia, duke paralajmruar “tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës”.
“Supozoj se ambasadori Jonathan Hargreaves do ta përgëzojë edhe Beogradin, kur të bëhen tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës. E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare!”, ka shkruar Petkoviq.
Kujtojmë se sot ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias.
“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, ka shkruar ambasada britanike.
LEXO EDHE: Ambasada britanike e uron Kosovën për njohjen nga Kenia