Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 11 mijë e 518 persona, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë 282 mijë e 180 vaksina kundër COVID-19 janë dhënë.
Derisa 78 mijë e 298 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Kujtojmë që nga dita e djeshme caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.
Me tu marrë ky vendim, numri i të vaksinuarve sot është parë të jetë më i madh se i ditëve të kaluara.
Megjithatë, Kosova vazhdon të qëndrojë larg shteteve tjera sa i përket vaksinimit të popullësisë.
Për këtë, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë.