Konjufca priti në takim myftiun Naim Tërnava

Konjufca priti në takim myftiun Naim Tërnava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, raporton Gazeta Enigma. 

Myftiu Tërnava e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, i uroi suksese dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje. 

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vlerësuar sidomos kontributin e tij dhe të BIK-ut në parandalimin e përhapjes së COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles