Mehaj pret në takim ministrin japonez Tatsuya Machida

Mehaj pret në takim ministrin japonez Tatsuya Machida

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, priti zëvendës ambasadorin e Japonisë në Vjenë, që mbulon edhe Kosovën Tatsuya Machida. Ministri Mehaj e  njoftoi mysafirin me zhvillimet në Ministri dhe FSK, raporton Gazeta Enigma.

Ministri Mehaj vlerësoi lartë gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, e që duhet të konkretizohet  në të ardhmen në fusha të veçanta specialistike.

Ministri (zëvendës ambasadori)  i Japonisë shprehu gatishmërinë që Japonia të ndihmoj FSK-në  në fushat me interes  të përbashkët, posaçërisht në  fushën e kërkim – shpëtimit./Gazeta Enigma/

Related Articles