Mbrëmjen e së dielës në Itali është vrarë shqiptari Vladimir Topjana.
Ngjarja ka ndodhur në një parking mes dy bizneseve në Fontanafredda, në provincën e Pordenones, më saktësisht pranë një lokali ku njerëzit ishin mbledhur për të shikuar ndeshjen Roma-Juventus.
Sipas raportimeve viktima ishte në parking dhe po fliste me një të afërm e më pas aty shkoi një “Audi” e bardhë, prej të cilës dolën dy persona dhe brenda disa minutave situata u tensionua.
Pasi klientët në lokal tentuan t’i qetësojnë, të katërtit u larguan në një hapësirë tjetër, ku edhe ndodhi vrasja.
Pas ngjarjes tragjike, dorasi është larguar me të dyshuarit tjerë me veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ambulanca, e më pas kanë shkuar edhe familjarë të viktimës.
Topjana u përshkrua si njeri i qetë nga njerëzit që e njihnin.