Aksident në Gjilan, përplasen dy vetura në qendër

Aksident në Gjilan, përplasen dy vetura në qendër

Para pak çastesh ka ndodhur një aksidenet midis dy veturave ka ndodhur në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani e ka konfirmuar rastin me ç’rast ka konfirmuar se tre persona janë lënduar.

Me datën 07.04.2025 rreth orës 11:32 në rrugën ,,Nënë Tereza” në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin të përfshirë kanë qenë tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Spitalin rajonal të Gjilanit ku po marrin tretman mjekësor. Sipas mjekut kujdestar të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, theksoi ai për Gazetën Enigma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policor të aksidenteve të cilët kanë filluar me hetimin e rrethanave të këtij aksdenti.

Related Articles