Ka nisur takimi i thirrur nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai i ftoi ata për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Nga partitë shqiptare liderët e partive nuk kanë shkuar, por aty shkuan Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili dhe Muharrem Nitaj nga AAK.