Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti do të raportoj para deputetëve në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajeti do të raportoj në lidhje me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit.
“09:00 Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë raporton Drejtori i AKI-së lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Deçani është përballur me një gjendje të jashtëzakonshme ditët e fundit, ku mbi 1000 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrat e Mjekësisë pasi dyshohet se janë helmuar.