Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 80 pacientë nga virusi, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit, 32 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa një është në gjendje të rëndë.
Ndërkaq, 39 pacientë janë me oksigjeno-terapi.