MPJD-ja i reagon Serbisë: Po e shkel Marrëveshjen e Brukselit

MPJD-ja i reagon Serbisë: Po e shkel Marrëveshjen e Brukselit

Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së djeshme të MPJ-së së Serbisë, e cila përmes një deklarate e kritikonte Sudanin për njohjen e shtetit të Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Sipas MPJD-së, deklarata e Serbisë është paraqet presion ndaj shtetit sovran të Sudanit.

“Republika e Kosovës, si një avokuese e palëkundur e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dënon fuqishëm deklaratën e djeshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani. Kjo deklaratë përbën një shkelje të qartë dhe të papranueshme të detyrimeve të Serbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit të lehtësuar nga BE-ja në shkurt 2023 dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit të marsit 2023. Më tej, kjo paraqet një përpjekje të papranueshme për të ushtruar presion ndaj qeverisë sovrane të Sudanit, duke cenuar të drejtën legjitime të këtij shteti për të marrë vendime të pavarura në kuadër të politikës së jashtme”, është thënë në deklaratën e PMJD-së.

Më tej, në këtë deklaratë thuhet se Serbia po punon për të penguar forcimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Veprimet e Serbisë drejtpërdrejt bien ndesh me dispozitat kyçe të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Neni 1 i Marrëveshjes së Brukselit obligon të dy palët të “zhvillojnë marrëdhënie normale, fqinjësore të mira me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta.” Duke kundërshtuar vendimin sovran të Sudanit për të njohur Kosovën, Serbia jo vetëm që dështon të përmbushë këtë obligim, por aktivisht punon për të penguar angazhimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka vlerësuar MPJD-ja, duke treguar se Serbia po i shkel zotimet e marrëveshjes së Brukselit.

“Për më tepër, Neni 4 i Marrëveshjes së Brukselit përcakton qartë se Serbia “nuk do ta bllokojë dhe as nuk do t’i inkurajojë të tjerët të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.” Aneksi i Ohrit e rithekson këtë dispozitë, duke nënvizuar detyrimin e Serbisë për të shmangur veprimet që pengojnë avancimin ndërkombëtar të Kosovës. Reagimi i Serbisë ndaj njohjes nga Sudani përbën shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre obligimeve dhe synon të ndalë përparimin e Kosovës drejt integrimit në komunitetin global”, është thënë në deklaratë.

Related Articles