Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 10 korrik, është duke vijuar dhe përfundon më 18 gusht, raporton Gazeta Enigma.
Nga kjo konferencë e KQZ-së thuhet se deri më 14 korrik kanë pranuar 699 aplikacione për regjistrim, ku pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar deri më tani për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës.
Ndryshe, të gjithë votuesit që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor
“Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 10 korrik, është duke vijuar. Kjo periudhë përfundon më 18 gusht. Sipas të dhënave të fundit, deri më 14 korrik kemi pranuar 699 aplikacione për regjistrim. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues janë aprovuar 653 aplikacione, ndërsa 46 të tjera nuk janë aprovuar deri më tani për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës. Të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor”, thuhet nga konferenca.