Departamenti Special i Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë ka zhvilluar sot një aksion në tri komuna.
Pas një operacioni, në Komunën e Klinës pati edhe të arrestuar.
Nga ky operacion i Njësitit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Komunën e Klinës u arrestua drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe një zyrtari në kuadër të kësaj drejtorie, Ali Gashi.
Arrestimi i tyre ka të bëjë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar do të mbajë konferencë për media lidhur me bastisjet e kryera në tri komuna të Kosovës gjatë ditës së sotme në orën 15:30.