Inter dhe Bayern Munich kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në “Giuseppe Meazza”, që në fund u mbyll 2-2, me italianët që kaluan në gjymsfinale fal fitores në lojën e parë.
Zikaltërit kishin fituar në “Allianz Arena”, përballjen e parë me rezultat 2-1, që i ndihmoi të kalonin tutje.
Henrikh Mkhitaryan dhe Federico Dimarco rrezikuan në start për Interin, ndërsa Micheal Olise kishte dy raste për Bayernin por pa sukses.
Hakan Calhanoglu provoi bukur nga distanca në minutën e 33-të, por topi shkoi mbi portë.
Në anën tjetër, gjermanët kishin disa raste të mira radhazi, por Thomas Muller dhe Leroy Sane, nuk qëlluan cakun.
Fillimi i pjesës së dytë i takoi sërish Interit, që lëshuan super raste me Marcus Thuram dhe Federico Dimarcon, por Jona Urbic ishte në vend.
Gjermanët hapë ndeshjen në rastin e parë, me Harry Kane që gjeti rrjetën për 1-0, duke barazuar gjithçka.