Seanca e radhës për konstituim të Kuvendit është caktuar për 19 prill, në orën 12:00.
Kështu njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi tha se nuk pati konsensus për sot, pas mbledhjes me përfaqësues të partive.
“Shpresoj që kjo të jetë kohë e mjaftueshme për arritjen e një konsensusi”, tha Dehari. /Gazeta Enigma