Bllokimi i Kuvendit, reagon edhe ambasadori gjerman

Bllokimi i Kuvendit, reagon edhe ambasadori gjerman

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar pas mosvotimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandateve.

Ai ka theksuar se, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të “taktikave bllokuese”, shkruan Gazeta Enigma.

Diplomati gjerman ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.

“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde./GazetaEnigma/

Postimi:

Over 2 months after the elections, 🇽🇰's Assembly remains stalled due to obstructive tactics. Citizens deserve politicians who prioritize 🇽🇰 over party politics. Therefore I repeat: Genuine cooperation is urgently needed to ensure functioning institutions and the swift formation of a stable government!— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 17, 2025 at 5:35 PM

Related Articles