Gjykata s’e pranon kërkesën e Prokurorisë Speciale: Gjykimi i Radojiçiqit dhe grupit të tij pas arrestimit dhe ekstradimit në Kosovë

Gjykata s’e pranon kërkesën e Prokurorisë Speciale: Gjykimi i Radojiçiqit dhe grupit të tij pas arrestimit dhe ekstradimit në Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që të procedohet me gjykim në mungesë të personave të dyshuar për rastin Banjska

Themelorja ka thënë se gjykimi ndaj tyre, ku përfshihet edhe Millan Radojiçiq bashkë me grupin e tij, do të vazhdojë pas arrestimit dhe ekstradimit eventual të tyre në Republikën e Kosovës.

“Kryetari i trupit gjykues, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka gjetur se kërkesa për procedimin e gjykimit në mungesë është e pabazuar dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë”, thuhet në njofitmin e Themelores.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore Prishtinë ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për procedim të gjykimit në mungesë në rastin e njohur si Banjska

Prishtinë, 18 Prill 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për procedimin e gjykimit në mungesë ndaj të pandehurve M.R, V.R, U.J, M.J, V.A, A.M, L.S, V.D, V.V, S.J, M.K, U.M, T.V, D.V. V.J, S.P, N.S, M.V, S.R, M.R, M.A, Z.C, K.D, S.M, M.S, A.J, R.G, I.M, G.Z, N.R, R.A, M.M, D.B, D.D, D.V, A.T, M.K, M.N, N.I dhe V.I, të akuzuar për veprën penale kryerja e veprës penale terroriste dhe veprën penale Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri M.R, i akuzuar edhe për vepër penale lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit si dhe vepër penale shpërlarja e parave.

Kryetari i trupit gjykues, ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dhe ka gjetur se kërkesa për procedimin e gjykimit në mungesë është e pabazuar dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të procedohet me gjykimin në mungesë ndaj të pandehurve që gjenden në arrati, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës për gjykim në mungesë.

Gjykimi ndaj të pandehurve në fjalë, do të vazhdoj pas arrestimit dhe ekstradimit eventual të tyre në Republikën e Kosovës.

Palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Related Articles