Një përleshje fizike ka ndodhur sot në lagjen ‘Kolovicë’ në Prishtinë, ku policia ka identifikuar tre persona të dyshuar, raporton Gazeta Enigma.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike dhe dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq policia ka identifikuar tre persona të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci.