Prokuroria thotë se motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Prokuroria thotë se motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

 Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, nga ku ka arrestuar shtatë persona të dyshuar. 

Në konferencën për media të mbajtur lidhur me këtë rast kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, ka thënë se personat e arrestuar do të dërgohen në mbajtje dhe do të vazhdojmë me procedurat e mëtutjeshme. 

“Sipas dyshimeve tona motivi lidhet me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Çerkini.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se në aksion janë bastisur 9 lokacione, shumica në Kaçanik dhe 1 në Klinë. 

“Janë arrestuar 7 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit. Janë sekuestruar dy vetura, fishekë, dylbi dhe dëshmi të tjera”, është shprehur Hoxha teksa ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve është një ish-pjesëtar i FSK-së. / Gazeta Enigma.

Related Articles