Miftaraj: Kurti legalizoi varfërinë dhe po kërkon ta thellojë

Miftaraj: Kurti legalizoi varfërinë dhe po kërkon ta thellojë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për dështime të njëpasnjëshme gjatë mandatit të tij, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook Miftaraj përmend shpenzimin e 700 milionë eurove për blerje të energjisë, rritjen e çmimeve, shpërndarjen e pozitave në mënyrë klienteliste dhe dështimin për të funksionalizuar Kuvendin.

”Po më habit qëndrimi i Albinit. I “mençur” po, i “shkathët” po, 700 milionë Euro ka ble rrymë në katër vite pushtet, ka nda dhurata/pozita me shumicë nëpër borde, ambasada, ndërmarrje publike, ministri, etj etj”, ka shkruar ai.

“Ka dal i pari në zgjedhje. E ka çliru veriun, e ka shtrenjtu tre herë rrymën, i ka dërgu afër 200 mijë punëtorë nga Kosova në Gjermani, e ka legalizu fukarallëkun, i ndan ka 20 Euro në muaj për fëmijë, e ka pranu Asociacionin po s’ka ditë me përfitu anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e ka vendos shtetin për herë të para në masa ndëshkuese nga BE, këshilltarët e tij kanë hap firma me ble e me shit rrymë si ka ardhë në pushtet, e ka respektu Ivanoviqin, tre njohje ia kanë sjellë tjerët dhuratë, e shumë e shumë projekte tjera”, theksoi Miftaraj.

“Dhe prapë se prapë s’po din apo s’po do me ba Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë. Taksirati i 15 ose 20 miliona Euro te popullit me shku prapë në zgjedhje, se po i duhet pak adrenalinë Albinit. Adrenalina kushton, po pasi paguhet nga populli, pak ka rëndësi për Binin dhe klikën e tij”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles