Këtë të hënë Policia e Kosovës pas një aksioni ka arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika në Kaçanik, raporton Gazeta “Enigma”.
Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve të kamerave.
I dyshuari kryesorë për vrasjen e policit në Kaçanik ka qenë i dënuar edhe për veprën penale “dhunim”.
R.B. ka qenë i mitur në kohën kur dyshohet se ka kryer vrasjen e policit, është në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale për dy vjet, për veprën penale “dhunim”, ku ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest.
“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale Vrasja e rëndë për të cilën gjykata ka lëshuar Komunikatë për Media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së për të cilën ka të lëshuar urdhërrarrest”, njofton Gjykata Themelore e Ferizajit.
Kurse ndaj tij, sot është vendosur paraburgim prej një muaji.