Ramadani: Kosova, Shqipëria e Kroacia të fillojnë konkretisht bashkëpunimin në mbrojtje

Ramadani: Kosova, Shqipëria e Kroacia të fillojnë konkretisht bashkëpunimin në mbrojtje


Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka thënë se Kosova, Shqipëria e Kroacia të fillojnë konkretisht bashkëpunimin në mbrojtje, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka dhënë edhe opsione se si mund të bëhet kjo .

Sipas tij për të filluar zbatimin konkret të iniciativës së marsit 2025 në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë saktësisht mënyrat e veprimit.

“Duhet të formalizojnë bashkëpunimin përmes krijimit të një strukture koordinuese të përhershme, që do të vendosej në Prishtinë”.

Po ashtu sipas tij “Duhet të planifikojnë organizimin e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake dhe krijojnë qendra trajnimi rajonal. Duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës dhe sigurisë kibernetike”. Ramadani tutje vlerëson se “Duhet të zgjerojnë planet në sigurinë civile, përfshirë reagimin ndaj emergjencave”, si dhe “Duhet të veprojnë të bashkërenduara në diplomacinë e sigurisë në forumet ndërkombëtare, përfshirë promovimin e Kosovës për anëtarësim në NATO”. / Gazeta Enigma.





Related Articles