U përmend emri i saj për kryeparlamentare, reagon Bogujevci: Ju më thoshi se jam amatere

U përmend emri i saj për kryeparlamentare, reagon Bogujevci: Ju më thoshi se jam amatere


Deputetja Saranda Bogujevci ka reaguar pasi u përmend emri i saj nga AAK-ja si kandidate e denjë për kryeparlamentare, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka thënë se “dikur isha amatere”, kurse sot “qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit”.

“Është interesant ku dojnë me dërgu debatin dhe diskursin publik, duke u mundu me kriju një narrativë tek populli për veprimet e tona politike”, tha ajo.

“Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e  deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denj për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant”, shtoi deputetja.

Sipas saj “Ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme, kur herë të portretizojnë se po të shfrytezojn të tjetet e tash po get këta po dojnë me mendu me gjynah për pozicion”.

“Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosë populli. Ne e kemi propozimin tonë dhe atë do ta mbështesim”. / Gazeta Enigma.


Related Articles