Deliu-Kodra për Haxhiun: Katër vjet ministre – pa integritet profesional, pa vizion bashkues

Deliu-Kodra për Haxhiun: Katër vjet ministre – pa integritet profesional, pa vizion bashkues


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka folur për Albulena Haxhiun, e cila po synon ulësen e kryeparlamentares, shkruan Gazeta Enigma.

Kodra-Deliu ka thënë se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo sipas saj asnjëherë“pa i shërbyer drejtësisë’.

“Katër vjet ministre — pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra. / Gazeta Enigma.


Related Articles