Bajrami: Jemi të gatshëm për zgjedhje, s’bashkëpunojmë me VV-në

Bajrami: Jemi të gatshëm për zgjedhje, s’bashkëpunojmë me VV-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se partia e saj është e gatshme për zgjedhje, raporton Gazeta Enigma.

Tutje Bajrami ka thënë se as kërkim falja nuk ndikon që LDK të bashkëpunojë me LVV-në.

“LVV duhet me reflektu, duhet më i ndryshu sjelljet politike për me u bë dikush më ta… Jo, nuk mjafton as kërkim falja, në ketë moment ata edhe me dal me kërku falje, ne nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta. Duhet më ndryshu, kjo nuk ka qenë sjellje e tyre vetëm me oponentët partiak të partive opozitare, merreni dhe shiheni raportin e tyre me mediat, bizneset…”, ka thënë ajo në Tëvë.

Ajo ka thënë se LDK është e gatshme për zgjedhje të reja dhe se LVV do të pësojë rënie.

“Ne më së shumti jemi të gatshëm për zgjedhje … për një parti që e ka pranuar rezultatin, situata më e volitshme është për me shku në zgjedhje… Ne zgjedhje shkojmë atëherë kur bëhet e qartë se kush po na dërgon në zgjedhje dhe ata që po na dërgojnë në zgjedhje… Ata që ia kanë dhënë 48 deputetë z.Kurtit nuk do t’ia japin më. Do të pësojë rënie’, ka deklaruar ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles