Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën, thotë Picula

Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën, thotë Picula

Eurodeputeti kroat, Tonino Picula, që njëherësh është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian derisa ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e botës serbe.

Këto komente ai i bëri në një intervistë për Jutarnji List me ç’rast shtoi se “deri në vitin 2030, as Mali i Zi dhe as Ukraina nuk do ta bëjnë këtë.”

“Unë jam skeptik për hyrjen e anëtarëve të rinj deri në vitin 2030, madje edhe për Malin e Zi. Nuk jam optimist për këtë. Nëse nesër do të organizohej një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat spektakolar. Vuçiq e përdor BE-në si bankomat”, shtoi Picula.

Related Articles