Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave.
Pwr rastin ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Mësohet se deri te vrasja ka ardhur pas një zënke mes dy personave, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ndërsa dyshohet edhe për persona të lënduar.
“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ”6 Maji” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha ai.