Deputeti Agim Bahtiri në seancën e sotme të Kuvendit bëri një veprim interesant, duke i dërguar një ‘cucëll’ deputetit të LDK-së, Paris Gurit, raporton Gazeta Enigma.
Bahtiri tha se Guri e ka nderuar. Kjo pasi Guri tha se do ta votonte Bahtirin për kryetar të Kuvendit.
“Më ka nderu, e kam nderu” tha Bahtiri.
Ky veprim i Bahtirit erdhi pasi disa ditë më parë Guri ironizoi me emrin e tij, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të japin votë për propozimin e LVV-së për kryeparlamentare.
“E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin”, kishte thënë Guri.