Në Kosovë është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri të enjten, në Kosovë 78 mijë e 298 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka treguar se deri tani në gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 mijë e 693 doza të vaksinës.
Ndryshe ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tash e tutje terminin për vaksinim mund ta bëjnë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç.
Kujtojmë se dje në vendin tonë janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me coronavirus. /Gazeta Enigma/