5 të lënduar nga një aksident në Shkabaj, përfshihet një veturë e Policisë

5 të lënduar nga një aksident në Shkabaj, përfshihet një veturë e Policisë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.

Në mesin e pesë veturave të aksidentuara ishte edhe një veturë e Policisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Ferizajt, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete (prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona’’ u shpreh Ahmeti. / Gazeta Enigma.

Related Articles