Haradinaj thotë se opozita mund ta bëj Qeverinë: Kryeministër Hamza ose Abdixhiku

Haradinaj thotë se opozita mund ta bëj Qeverinë: Kryeministër Hamza ose Abdixhiku

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se mund të formohet një Qeveri nga partitë opozitare, teksa ka potencuar se ai nuk e synon postin e kryeministrit, raporton Gazeta Enigma.

Haradinaj tha se Kryeministër do të mund të bëhej Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.

“Jam për po, aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja, se ka më së shumë vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do e arrinim marrëveshje PDK-LDK, edhe ia propozojnë z.Lumir Abdixhiku, për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj në Kanal 10.

Partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i bëjë votat as për votimin e Kryetarit të Kuvendit. Propozimi i tyre është Albulena Haxhiu, e cila ka dështuar të marrë votat e nevojshme qe gjashtë herë.

Në votimet e kaluara ka marrë 57 vota nga 61 sa nevojiten, teksa në votimin e sotëm ka rënë në 54 vota. Partitë i kanë kërkuar VV’së që ta ndërrojë kandidaten, mirëpo VV insiston në emrin e Haxhiut.

Related Articles