Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shënuar 100-ditëshin e mandatit të tij të dytë në detyrë me një fjalim ku ka mbrojtur arritjet e tij dhe duke hedhur akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë, transmeton Gazeta Enigma.
Në një tubim të mbajtur përpara një turme të madhe mbështetësish në Michigan, Trump ka lavdëruar atë që ai e ka quajtur një “revolucion të sentit të përbashkët” dhe ka nënvizuar se po përdor presidencën e tij për të sjellë “ndryshim të thellë” në SHBA.
“Ne sapo kemi filluar, ju nuk keni parë asgjë akoma”, ka thënë Trump.
Në fjalimin e tij, Trump ka hedhur poshtë sondazhet e opinionit që sugjerojnë se popullariteti i tij ka rënë, duke i cilësuar ato si “të rreme”.
Sipas të dhënave nga Gallup, Trumpi është i vetmi president i pas Luftës së Dytë Botërore që ka më pak se gjysmën e mbështetjes së publikut pas 100 ditëve në detyrë, me një vlerësim prej 44%.