Gjatë ditës së premte është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Politikë dhe Financa në komunën e Prishtinës.
Anëtarja e Komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka pyetur për arsyen se pse shumë biznese kanë mbetur pa i marrë paratë nga “Pako Emergjente Prishtina 2”.
Ndërsa kryesuesi i Komisionit, Agim Kuleta, iu ka përgjigjur asaj duke i thënë se kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve që kanë bërë bizneset gjatë aplikimit.
“Çështja e kohës së pagesës është për shkak të gabimeve që ka pasur në aplikacione”, ka thënë ai.
Në anën tjetër anëtarja e Komisionit nga radhët e PSD-së, Vala Peshku, është shprehur se nuk duhet gjithmonë faji për këto vonesa të iu lihet bizneseve.
“Nuk mundemi me i la bizneseve gjithmonë fajin”, ka thënë ajo.
Ndërsa gjatë mbledhjes, Agim Gashi, nga LDK-ja ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pjesën e lagjes Qëndresa të kryeqytetit që nuk po arrijnë t’i marrin lejet për shkak se trualli hyn në truall.