Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar të mërkurën se kanë nisur sërish punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, përkundër kritikave ndaj procesit, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka publikuar pamjet nga punimet, duke thënë se Inspektorati i Trashëgimisë ka ndaluar punimet në kundërshtim të plotë me ligjin. Ai ka shtuar se “projekti do realizohet”.
“Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po vazhdojnë edhe sot! Projekti do të realizohet! Dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur në dokumente JO VALIDE. Prandaj, Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar të gjitha vendimet e kundërligjshme të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj”, thuhet në postimin e tij. / Gazeta Enigma.