Kryeziu për formimin e institucioneve: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane 

Kryeziu për formimin e institucioneve: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane 

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dhe për mosformimin e Qeverisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryeziu ka pohuar se nëse nuk ndërhynë presidentja Vjosa Osmani nëse për një periudhë nuk formohen institucionet e reja të vendit.

“Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit, në situata të caktuara ajo e ka për detyrë për t’i ndihmuar që të krijohen institucionet. Ajo duhet të jetë shumë aktive, ajo e ka dhënë betimin në parlament,  nëse jo atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane. Kur nuk ndërhyn Osmani, Amerika ndërhyn”, ka thënë Kryeziu në Kosova Today. 

Related Articles