Policia e Kosovës të premten ka njoftuar për një rast të dhunimit në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
I dyshuari, shtetas i Shqipërisë pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 28.04.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në IML për ekzaminime gjinekologjike”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër të Gjykatës është bastisur shtëpia. /Gazeta Enigma.