Zëdhënësi i VV-së: Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit

Zëdhënësi i VV-së: Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar pasi Kosova shënoi ngritje ekstreme në raportin e Reporterëve Pa Kufij, në fushën e lirisë së medias, raporton Gazeta Enigma.

Ai e ka quajtur raportin të pavërtetë, teksa ka shtuar se “duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë”.

“Me thënë se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes është totalisht e pavërtetë. Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit. Madje deri edhe në mosndëshkim absolut të shpifjes”, tha Manxhuka.

Por, si erdhi ky raport, Manxhuka ka një përgjigje edhe për këtë.

“E thjeshtë. Këta që sot po reagojnë “të çuditur” me raportin janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të këtij raporti. Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë”.

“Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po “çuditen””, theksoi tutje zëdhënësi i VV-së. / Gazeta Enigma.

Related Articles