Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim të barnave përmes Aeroportit të Prishtinës.
Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas turq dhe një kosovar si dhe dy zyrtarë doganorë.
“Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Fushë Kosovë, sot pasdite kanë ndaluar tre të dyshuar që me vetura bartnin një sasi të madhe të barnave. Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) – Prishtinë. Dyshohet se këto barna ishin futur përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës pa kaluar nëpër procedurat e parapara për raste të tilla”.
Policia ka dhënë detaje edhe për përfshirjen e dy zyrtarëve doganorë, të angazhuar me detyrë në Aeroportin e Prishtinës ku njëri nga ta është është dërguar në mbajtje dhe ndaj tjetrit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë e rastit, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tjetrit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”, theksohet mes tjerash në një njoftim të policisë.
Sipas inspektorëve farmaceutik, vlera e sasisë së banave të kontrabanduara është rreth 150 mijë euro.