Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:30 në hyrje të qytetit të Gjilanit, ku janë përfshirë së paku dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, janë raportuar të lënduar dhe dëme materiale të konsiderueshme.
Pamjet e siguruara tregojnë skena të rënda nga vendi i ngjarjes, me automjete të dëmtuara dhe prezencë të ekipeve emergjente.
Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, por dëshmitarët tregojnë se ndihma e parë është ofruar në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.