Temperaturat në Kosovë kanë pësuar ndryshime të mëdha, pas ditëve të para ku temperaturat arritën deri në 38 gradë celsius, raporton Gazeta Enigma.
Si pasojë këtyre ndryshimeve, IHMK kishte njoftuar se sot do të ketë reshje shiu e vende-vende edhe breshër dhe se Kosova nuk rrezikon për vërshime.
Tashmë në disa qytete reshjet e shiut kanë filluar dhe po ashtu edhe breshëri.
Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se në komunë e Skenderajt përveç reshjeve të mëdha të shiut në formë stuhish, ka rënë edhe breshër.
Situatë e njëjtë paraqitet edhe në në disa komuna të tjera.