Gjuajtja me gurë ndaj trenit në Obiliq, Policia jep detaje

Gjuajtja me gurë ndaj trenit në Obiliq, Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje nga rasti në Grabovc të Obiliqit,  duke bërë të ditur se një 26-vjeçare ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes me një gur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se vajza ka pësuar lëndime në pjesën e kokës dhe se guri është hedhur në rrethana ende të panjohura nga pjesa e jashtme e trenit, në momentin kur ai ishte në lëvizje.

“Rreth orës 17:15, është pranuar  informata se, në afërsi të fshatit Grabovc,  një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes me një gur. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku sipas të dhënave fillestare, viktima, femër, 26 vjeç, ka pësuar lëndime në pjesën e kokës, dyshohet si pasojë e një guri të hedhur në rrethana ende të panjohura nga pjesa e jashtme e trenit, në momentin kur ai ishte në lëvizje”.

“Në vendin e ngjarjes, mjeket emergjent,  i kanë ofruar  viktimës ndihmën mjekësore dhe më pas të njëjtën e kanë transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF, në Drenas. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e të implikuarve dhe fton qytetarët që posedojnë informacione të dobishme për këtë rast, të lajmërojnë Policinë përmes linjës emergjente 192, apo aplikacionit Lajmëro Policinë”, thuhet tutje në konfirmim.

Related Articles